image Sarri kritikon Hysajn për lojën me topa të gjatë

Futboll

Sarri kritikon Hysajn për lojën me topa të gjatë

news image

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka një mënyrë interesante për të siguruar që lojtarët e tij të bëjnë pasime për tokë, duke kërcënuar se do t’i ndëshkojë ata që luajnë me topa të gjata.

Ish-trajneri i Napolit, Chelsea dhe Juventus është i njohur për stilin e tij ‘Sarriball’ ose ‘Sarrismo’, të gjitha bazohen rreth lëvizjeve të shpejta pasuese, një ose dy prekje më së shumti.

Gjatë seancës së sotme stërvitore, Sarri u dëgjua duke i dhënë disa urdhra shumë të saktë Elseid Hysaj dhe këdo tjetër që ishte fajtor për dërgimin e një topi të gjatë, gjatë lojës.

“Nëse të shoh që e ngre lart atë top një herë, unë do t’i jap një penallti ekipit tjetër!”

Hysaj nga të gjithë njerëzit duhet ta dijë që tani, pasi ai ka punuar me Sarri si në Empoli ashtu edhe në Napoli. /Gazeta Sinjali Sporti/