Elseid Hysaj zgjedh Lazion, është i bindur për këtë eksperti i futbollit në Itali Alfredo Pedulla i cili raporton se mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të bashkohet me ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri.
Te bardhekaltrit aty ku do të gjejë edhe shqiptarët e tjerë si Igli Tare, Thomas Strakosha e Vedat Muriqi.
Hysajt të cilit i përfundon kontrata me Napolin në 30 qershor do të firmosë për 4 vite me Lazion me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Pasi e mori nga Empoli te Napoli, Sarri e merr edhe te Lazion duke treguar edhe njëherë vlerësimin që ka për të. Në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i këtij transferimi. /Gazeta Sinjali Sporti/