image "Sardelet” organizojnë protestën më të madhe që nga krijimi

Botë

Itali/ “Sardelet” organizojnë protestën më të madhe që nga krijimi

news image

“Sardelet”, një lëvizje civile italiane kundër liderit të së djathtës ekstreme, Matteo Salvini, zhvilloi dje pasdite protestën më të madhe që nga krijimi i kësaj lëvizjeje.

Organizatorët thone se kanë qenë të paktën 100 000 persona në sheshin ”San Giovanni” në Romë, shesh që përdoret tradicionalisht për protesta politike.

“Ka ardhur koha që njerëzit të mos rrinë më në mënyrë pasive në shtëpi, por të mbajnë një qëndrim”, tha një nga themeluesit e lëvizjes, Mattia Santori.

Kjo lëvizje filloi më 14 nëntor në Bolonjë, kur mijëra njerëz qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin, ashtu si sardelet e konservuara, për të dënuar partinë antimigracion të Salvinit ”Liga e Veriut”.

Që nga ajo kohë kësaj lëvizjeje i janë bashkuar mijëra italianë që kanë mbushur sheshet e qyteteve, duke i shndërruar ”Sardelet” në qendër të një debati kombëtar politik.

Kjo lëvizje nuk ka marrëdhënie zyrtare, e partitë politike dhe themeluesit e saj thonë se as nuk e duan një gjë të tillë.

Zakonisht, në protestat e tyre, kjo lëvizje këndon këngën “Bella Ciao” (“Mirupafshim bukuroshe”, një këngë e famshme partizane antifashiste italiane).