image Sara xheloze për këngën e fundit të Ledrit

Bota e Yjeve

Sara xheloze për këngën e fundit të Ledrit

news image

Ledri Vula së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Sot, Sot, Sot”. Në klipin e kësaj kënge, këngëtari shfaqet me një vajzë gjysmë të zhveshur, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë reagoi edhe e dashura e tij Sara, ku përmes një story në Instagram na ka lënë të kuptohet se është bërë xheloze. Ajo shprehet se kënga është mjaft e mirë, por disa pjesë të videoklipit nuk i pëlqyen.

“Bëjmë skip disa skena që nuk na pëlqejnë, por kënga na pëlqen shumë”, u shpreh Sara.

Ndryshe, çifti ka pak kohë që janë bërë prindër të një vajze, që e kanë quajtur Poem Blu. / GazetaSinjali /