Ledri Vula së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Sot, Sot, Sot”. Në klipin e kësaj kënge, këngëtari shfaqet me një vajzë gjysmë të zhveshur, shkruan Gazeta Sinjali.
Për këtë reagoi edhe e dashura e tij Sara, ku përmes një story në Instagram na ka lënë të kuptohet se është bërë xheloze. Ajo shprehet se kënga është mjaft e mirë, por disa pjesë të videoklipit nuk i pëlqyen.
“Bëjmë skip disa skena që nuk na pëlqejnë, por kënga na pëlqen shumë”, u shpreh Sara.
Ndryshe, çifti ka pak kohë që janë bërë prindër të një vajze, që e kanë quajtur Poem Blu. / GazetaSinjali /