Mbrëmë dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Lindita e Santiana u dakorduan që sonte në prime të flasin për disa pretendime të kësaj të fundit për Lindinten.
Kohë më parë Santiana ndau një ‘sekret’ me Bucit, duke i thënë se Lindita ka deklaruar se është lezbike.
Ky ‘sekret’ duket se e shtyu Bucin mbrëmë që t;i drejtoj pyetje provokuese.
“A ke vallëzuar ndonjëherë në videoklipet e tua?” e pyeti Buci
“Po, madje në klip edhe e kam puthur një femër. I pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti im. Në fillim nuk kam dashur, por burri më ka thënë ‘bëje’”, u shpreh ajo.