Ndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, ka folur për sanksionet e vendosura ndaj 13 serbëve në veri, nën dyshimin se kanë kryer veprimtari të jashtëligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor tha se për këto sanksione janë dashur vite të zhvilloheshin dhe se nuk ka qenë punë e një administrate të vetme.
“Nëse i sheh rastet e shpalljeve të bëra dje në veri të Kosovës ato hetime u deshën vite të zhvilloheshin nuk është thjeshtë kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme edhe administrata para kësaj dhe askush nuk do t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo një institucion”, tha Escobar për News24.
Më 8 dhjetor, Thesari amerikan vendosi sanksione ndaj 16 personave, 13 prej të cilëve ishin serbë, bizneset e të cilëve bazë kishin veriun e Kosovës.