image LDK nuk merr pjesë në Kryesi: Do t'i bojkotojmë të gjitha mbledhjet deri të hiqen masat

Politikë

LDK nuk merr pjesë në Kryesi: Do t’i bojkotojmë të gjitha mbledhjet deri të hiqen masat

news image

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia të cilën e përfaqëson nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga Bashkimi Evropian.

Gashi ka thënë se njëjtë do të vazhdojë derisa të hiqen sanksionet e përkohshme.

Ai ka thënë se LDK-ja konsideron se Kosova gjendet para një situate jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga BE-ja. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ne jemi para një situate e cila është jashtëzakonisht ë rrezikshme për Kosovën”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se për masat e tjera do të vendosin në mbledhjen e Kryesisë së partisë që do të mbahet së shpejti.

/GazetaSinjali/