San Francisko do të ndalojë qarkullimin e automjeteve private për shkak të bllokimit të trafikut. Zyrtarët e qytetit kanë ndërmarrë këtë hap pasi duan të rrisin produktivitetin urban për të ulur ndotjen dhe të ofrojnë më shumë siguri.
Këmbësorët do të jenë në gjendje të telefonojnë vetëm një taksi ose të udhëtojnë me transport publik.
Siç u tha, qëllimi përfundimtar është krijimi i një zone për këmbësorë dhe biçikleta, me dyqane që ta bëjnë rrugën tërheqëse për turistët, pa e rrezikuar askënd nga numri i madh i makinave.
Ndryshe, San Francisko nuk është qyteti i parë që mbyll rrugët në qendër të qytetit dhe zgjeron zonat e këmbësorëve. Nju Jorku më herët mbylli Rrugën 14 për automjete dhe tendenca po përhapet në të gjithë SHBA-në dhe vendet e tjera./Gazeta Sinjali/