image Samsung tallet me iPhone 11 dhe 11 Pro

Teknologji/ Samsung tallet me iPhone 11 dhe 11 Pro

news image

Gjiganti Korean i teknologjisë, Samsung, ka publikuar një reklamë të re që tregon sesa jo-kompetente është kamera e iPhone 11.

Reklama e Samsung, kërkon që të fokusoheni në atë që sipas tyre ka rëndësi, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë reklamë shfaqen dy njerëz, të cilët filmojnë një video me një iPhone të ri dhe një Note 10.

Pavarësisht të gjitha funksioneve të iPhone 11 dhe 11 Pro, ato ende nuk kanë një bokeh live.

Me iPhone e fundit nevojitet një aplikacion i palëve të treta për të shfrytëzuar bokeh live. Ndërsa, për Samsungun ky funksion përfaqëson fuqinë e një telefoni që i përket një niveli tjetër.

Megjithatë, përdoruesit do të vendosin nëse kjo është fuqia e një inovacioni të nivelit tjetër ose thjeshtë kompania po përpiqet të tërheqë vëmendje./Gazeta Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=WbWk9lWrZqc