image Samsung lanson kufje të reja Samsung Galaxy Buds Live

Telefona

Samsung lanson kufje të reja Samsung Galaxy Buds Live

news image

Samsung Galaxy Note 20 Ultra ka lansuar kufje të reja të veshëve që duken si fasule të vogla dhe do të vijnë në tre ngjyra.

Kufjet, Galaxy Buds Live kanë tre mikrofona për anulimin e zhurmës ku në vend të butonave, kufjet e veshit do të kontrollohen përmes kontrolleve me prekje.

Ndërsa për altoparlantët, Galaxy Buds Live kanë folës 12 mm dhe një kanal bas për tinguj më të mirë të frekuencës së ulët, të bërë nga kompania e tingullit AKG e cila është blerë nga Samsung.

Kufjet e reja janë vazhdim i Galaxy Buds +, mirëpo përveç këtyre kufjeve Samsung do të lansojë edhe një orët inteligjente, Samsung Galaxy Watch 3. /Gazeta Sinjali/