Samsung ka njoftuar se shpenzimet e kërkimit dhe të zhvillimit këtë vit arritën një shifër të lartë.
Kompania ka njoftuar se ka hargjuar rreth 8.9 miliardë dollarë në kërkim dhe zhvillim, gjatë vitit 2020.
Shpenzimet e Samsung ishin shumë më të mëdha sesa gjatë vitit 2019.
Nga shpenzimet kapitale, shumica ishin shpenzuar në biznesin e çipave, ndërsa sipas raportit kompania ka shpenzuar edhe në punësime.
1.400 punonjës të rinj u punësuan, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve të saj në Korenë e Jugut arriti në 106.074.
Pesë klientët më të mirë të Samsung gjatë gjysmës së parë të vitit 2020 ishin Apple, Deutsche Telekom, Tektronix Hong Kong, Huaëei dhe Verizon. /Gazeta Sinjali/