image Samiti i NATO-s: Gjermania do të dëgojë në Ukrainë armë me vlerë rreth 700 milionë euro

Botë

Samiti i NATO-s: Gjermania do të dëgojë në Ukrainë armë me vlerë rreth 700 milionë euro

news image

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës armë dhe pajisje ushtarake shtesë me vlerë gati 700 milionë euro, sipas burimeve qeveritare, në ditën e parë të samitit të NATO-s në Vilnius.

Berlini, i cili i ka siguruar  Kievit ndihmën e dytë më të madhe ushtarake pas SHBA-së, njoftoi më 13 maj, një ditë para vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Gjermani, furnizimin me armë me vlerë 2.7 miliardë euro.

Nga ana e tij, presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se vendi i tij do t’i dorëzojë Ukrainës raketa me rreze të gjatë veprimi.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për ne është të dërgojmë një mesazh mbështetjeje për Ukrainën dhe unitetin e NATO-s,” shtoi ai.

Më herët qeveria norvegjeze kishte njoftuar se do të rriste mbështetjen e saj ushtarake për Kievin këtë vit nga 2.5 miliardë krona (2.18 miliardë euro) në 10 miliardë krona (8.7 miliardë euro) dhe në të njëjtën kohë do të rriste kontributin e saj në fondin e NATO-s për Ukrainën.

/GazetaSinjali/