image Samiti i BE-së, Rama: Vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon

Shqipëri

Samiti i BE-së, Rama: Vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon

news image

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në samitin e 6 dhjetorit mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Ai falënderoi në fillim të fjalimit të tij Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen si dy luftëtarë që kanë ndihmuar në integrimin e shpejtë të rajonit në Bashkimin Europian.

“Nuk më kujtohet të kemi pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula, kaq të vendosur si avokatë të rajonit për të nxitur e për të dhënë shtysë për rajonin e për t’u siguruar që procesi, që ne e dimë është mjaft i vështirë në vetvete, të mos vdesë në agoni,” – u shpreh Rama.

Ai theksoi rëndësinë e këtij samiti, duke kujtuar se është hera e parë që BE del jashtë kufijve për një samit dhe për herë të parë vjen në Shqipëri.

“E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi mbi të gjitha që këto ditë Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Europian dhe sërish e shoh si vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon, si një faktor i vendosur dhe rezistent i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit”, u shpreh Rama.

/GazetaSinjali/