image Samir Ujkani i bashkohet skuadrës në Seria A

Futboll

Sport/ Samir Ujkani i bashkohet skuadrës në Seria A

news image

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, është kthyer në Serie A, pas vetëm një viti në Superligën e Turqisë.

Ujkani ka nënshkruar kontratë me skuadrën e Torinos, transmeton Sinjali.

Ujkanit nuk i eci mirë te Çaykur Rizespor, ku e ruajti portën për vetëm një ndeshje.

Ujkani me Torinon ka nënshkruar për një vit.

Kujtojmë që Samir Ujkani në Itali ka mbrojtur te skuadrat si: Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa dhe Cremonese./Sinjali/