image Sami Mazreku emërohet drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit

Siguri

Sami Mazreku emërohet drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit

news image

Asambleja e Përgjithshme e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) ka njoftuar se sot ka emëruar Sami Mazrekun për drejtor të përgjithshëm të BKS-së për një mandat katër vjeçar, respektivisht deri më 28 shkurt të vitit 2025, shkruan Gazeta Sinjali.

Mazreku gjatë 5 muajve të fundit ka ushtruar pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKS-së, deri sa para se të jetë në këtë pozitë ai ka qenë edhe drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, deri sa pjesë e sektorit të sigurimeve është që rreth 15 vjet.

Mazreku ka të përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë. Ai gjithashtu ka përfunduar studimet master, drejtimi Menaxhment dhe Lidership në Prishtinë, derisa studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Uni-Bit në Sofje të Bullgarisë./Gazeta Sinjali/