image Sami Lushtaku tregon për raportet e Adem Jasharit me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin

Kosovë

Sami Lushtaku tregon për raportet e Adem Jasharit me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin

news image

Sami Lushtaku ka treguar se Adem Hashari, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi nuk kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete.

“Nuk kam qenë ato vite në Kosovë”, thotë Lushtaku për vitet kur thuhet këto raporte janë prishur.

Lushtaku ka thënë se ka pasur mos pajtime mes tyre.

“Kam dëgjuar zëra por nuk kam qenë dhe nuk flas për diçka që dëgjoj, por kam dëshirë të flas me fakte dhe argumente. Ka pasur mospajtime jo veç me ata të dy po të gjithë. Por rëndësi të madhe ka që nuk ka pasur tradhti mes neve. Pasi po të kishte tradhti në atë periudhë kohore secili ka mundur me dal në pritë tjetrit”, ka deklaruar Lushtaku.

Gjithsesi, Lushtaku thotë se deri në vitin 1994 raportet mes Jasharit me Thaçin dhe Selimin kanë qenë të shkëlqyera.