image Samedin Mehmeti që u emërua u.d. i drejtorit të Policisë ka gati gjysmë milion euro pasuri - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

Samedin Mehmeti që u emërua u.d. i drejtorit të Policisë ka gati gjysmë milion euro pasuri

news image

Samedin Mehmeti i cili sot u emërua në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës ka regjistruar në Agjencinë Kundër Korrupsion pasuri në vlerë 421 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Mehmeti ka deklaruar tri shtëpi banimi të cilat kapin vlerën e 118 mijë eurove.

Ndërkaq tokat që janë në pronësi të tij, bashkëpronësi të tij ose në pronësi të babait të Mehmetit, vlejnë 301 mijë euro.

Tani ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës ka regjistruar si të tijën edhe një garazh dhe një kuzhinë në vlerë të 2 mijë eurove.

Mehmeti e ka deklaruar vetëm një veturë të tipit “Mercedes”, e cila ka thënë se është në pronësi të bashkëshortes së tij dhe e cila ka 5 mijë euro vlerë.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi 50 për qind të aksioneve në kompaninë “3S” SHPK.

Mehmeti ka të kursyera 48 mijë e 434 euro e 44 centë./Gazeta Sinjali/

Sa ishte në pozitën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Mehmeti ka deklaruar se ka pasur pagë vjetore 22 mijë e 924 euro e 74 centë.

Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ai ka deklaruar se merr 2 mijë e 94 euro e 74 centë në vit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin