Këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, ka publikuar sot projektin e ri muzikor.
“Mala X Cha Cha Cha” mban titullin kënga, e cila është afro pesëminutëshe e ndarë në dy pjesë.
Artistja e njohur ka marrë vëmendje me paraqitjen skenike e provokuese në këtë klip, si asnjëherë më parë.
Teksti është shkruar nga Muma, ndërsa ky i fundit së bashku me Karavellën është përkujdesur edhe për muzikën.
Producimi i kësaj kënge ndërkohë u bë nga Bledbeats dhe Boban Apostolov.
Koreografia dhe vallëzimi atraktiv i artistes u realizua falë Almendës dhe videoja iu besua produksionit Max Production./Gazeta Sinjali/