Emisioni i Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, përveç argëtimit ka krijuar edhe disa situata aspak të lehta për personazhet e njohura të showbizit shqipotar.
Javët e kaluara nisi një konflikt mediatik mes Young Zerkës dhe Samanta Karavellës, ku kjo e fundit përveç Zerkës përfshiu edhe Ronela Hajatin, transmeton Gazeta Sinjali.
Krahas deklaratave të Zerkës e Samantës, një deklaratë krejtësisht të kundërt e dha Ronela Hajati.
Në lojën me ‘kabina’ këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me Paint Ball të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?, e cila nuk hezitoi të përgjigjet.
“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam“, është shprehur Ronela duke habitur të gjithë ata që prisnin një reagim apo sqarim të situatës./Gazeta Sinjali/