Kjo sallatë me krahë pule dhe rukola ka një shije të mrekullueshme.
Përgatitet për 20 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për tre persona.
Përbërësit:
Krahë pule, 100 gr sallatë jeshile, 100 gr rukola, 100 gr djathë i bardhë, kripë, vaj ulliri, piper i zi.
Përgatitja:
Në një tenxhere me vaj të nxehur, vendosni për të skuqur krahët e pulës të marinuara.
Në një enë qelqi shtoni sallatën jeshile dhe rukolën të lara me ujë të bollshëm.
Shtoni sipër djathin të prerë në feta të holla. Marinojini me kripë dhe piper.
Tani shtoni pak vaj ulliri dhe e përzieni mirë sallatën. Sipër vendosni krahët e pulës.