Nëse dëshironi të përgatisni diçka të shpejtë dhe shumë të shijshme, atëherë receta e sallatës me mish pule dhe arra është e ajo e duhura.
Përbërësit: 1 copë mish i bardhë; 200 g arra të grira; 300 ml ajkë; 200 ml majonezë,kripë sipas shijes dhe 1 limon – lëng.
Përgatitja: Mishin e bardhë zieni, ftoheni dhe priteni në katrorë të vegjël. Pritni edhe arrat në pjesë të imëta. Bashkoni me mishin e bardhë, qitni kripë, shtoni majonezën, ajkën dhe kulloni lëngun e një limoni. Të gjitha përzieni mirë dhe lini të bashkohen përbërësit. Ftohni mirë./Gazeta Sinjali/