image Salihu: Çka do që bëjmë, nuk do t’i kënaq të gjithë

Futboll

Futboll/ Salihu: Çka do që bëjmë, nuk do t’i kënaq të gjithë

news image

Sekretar i FFK-së, Eroll Salihu në një intervistë për ‘RTK Radio’ u shprehë se do të tentojnë që të zhvillojnë garat.

‘Ne kemi thirrur Komisionin Mjekësor, shoqatën e trajnerëve që të kemi një qartësi në vendim marrje. Ministri Vitia tha shume mirë, që nuk ka njeri në botë që mund ta parashikojë këtë pandemi. Edhe Institucioni më i lartë në botë, në mëngjes dërgon një raport ndërsa në mbrëmje dërgon raportin tjetër. Do të thotë kemi të bëjmë me dicka të panjohur dhe që është globale’

‘Do të tentojmë të zhvillojmë garat. Nëse jo, atehëre do të marrim vendime të drejta dhe transparente në harmoni me ato që UEFA na sugjeron’, u shprehë Salihu.

Tutje, sekretari i FFK-së tha se ka vullnet për t’u vazhduar garat.

‘Kemi vullnet për të vazhduar, mirëpo shumica e klubeve kërkojnë afat kohorë 3 javë që të përgatiten. Kjo do të jetë shumë e veshtirë me paketën e dytë të masave strikte që ka paraparë Ministria, prandaj çka do që bëjmë nuk do ti kënaqë të gjithë’, tha Salihu./Gazeta Sinjali/