Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Mappie Veld-Foglia, ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.
Në vendimin e këtij trupi gjykatës, thuhet se kjo masë është e nevojshme, në të kundërtën, vlerësohet se ekziston rreziku që Mustafa të pengojë procedurat, duke përfshirë ndërhyrjen tek viktimat dhe dëshmitarët, ose familjarët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.
I njëjti ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë nga ZPS-ja./Gazeta Sinjali/