image Salih Mustafa nuk kthehet në gjykatë, ndërpritet përkohësisht seanca

Drejtësi

Salih Mustafa nuk kthehet në gjykatë, ndërpritet përkohësisht seanca

news image

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, u ndërpre në gjysmë, pasi që ky i fundit nuk u kthye në sallë, pas pauzës, raporton Gazeta Sinjali.

Gjyqtarja e rastit tha se ka nevojë të konsultohet me gjyqtarët e tjerë jashtë seancës, për këtë çështje.

Ndërkaq, avokati i Mustafës, Julius Von Bone, është shprehur se është e drejtë e të akuzuarit që të zgjedhë nëse do ose jo të jetë i pranishëm në seancë.

“I akuzuari mund të heq dorë nga prania e tij. Ai përfaqësohet nga një mbrojtës që përfaqëson interesat e tij dhe pastaj varet nga i akuzuari se si do që të procedojë më tej. I kuptoj ndjenjat e mbrojtjes së viktimave, por nuk mund të them se kjo do të jetë gjë e zakonshme, por sot ndodhi kështu dhe nuk mund të them diçka për të ardhmen”, ka thënë ai.

“Çdo herë do të ketë dokument që do të parashtrohet nëse i akuzuari do ose jo të jetë i pranishëm, apo do që të jetë përmes videolidhjes”.

Prokuroria nuk ka pranuar që Mustafa të gjykohet në mungesë./Gazeta Sinjali/