Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës, për 30-vjetorin e themelimit të saj, duke e quajtur këtë ditë, si historike për kosovarët.
Tutje Berisha ka thënë, se presidenti Ibrahim Rugova dhe qeveria e tij realizuan me sukses të veçantë përfaqësimin dhe ndërkombetarizimin dhe vendosjen për zgjidhje të çështjes së drejtë të popullit të Kosovës në agjendën e Shtëpisë së Bardhë dhe kongresit të SHBA.
Postimi i plotë:
Nje urim te perzemert!
Sot 30 vjetori i themelimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves!
Dite historike per Kosoven dhe mbare kombin shqiptar!
Te dashur miq, sot 30 vjet me pare kollosi i politikes shqiptare, prijesi i pavdekshem i Kosoves dhe arkitekti i pavaresise te saj, Dr Ibrahim Rugova dhe bashkepuntoret e tij themeluan ne kushtet e terrorit te eger te pushtuesve serbomedhenj, Lidhjen Demokratike te Kosoves, forcen e pare anikomuniste jo vetem ne boten shqiptare por edhe krejt Ballkanin e diktaturave komuniste.
Fill pas themelimit te saj, LDK dhe kryetari i saj Dr Ibrahim Rugova nisen ndertimin e institucioneve paralele, parlamentit, presidences, qeverise, ushtrise, diplomacise, financave etj te shtetit te shqiptareve te Kosoves.
Presidenti Ibrahim Rugova dhe qeveria e tij realizuan me sukses te veçante perfaqesimin dhe nderkombetarizimin dhe vendosjen per zgjidhje te çeshtjes se drejte te popullit te Kosoves ne axhenden e Shtepise se Bardhe dhe kongresit te SHBA dhe kancelarive te medha te vendeve te lira perendimore. Ne te gjitha perpjekjet e tyre kombetare dhe nderkombetare ata paten mbeshtetjen e palekundur te Partise Demokratike te Shqiperise dhe shtetit demokratik shqiptar.
Pas çlirimit, Presidenti Rugova dhe LDK do te luanin rol kryesor ne udheheqjen e Kosoves ne rrugen e ndertimit te shtetit te saj demokratik dhe shpalljen e pavaresise se saj. Sot ajo vazhdon te mbetet force e besimit masiv te qytetareve te Kosoves, garanci e te ardhmes se saj europiane.
Prandaj ju ftoj te dashur miq te perulemi lme nderimin dhe mirenjohjen me te thelle para vepres se pavdekshme te Presidentit Rugova dhe bashkepuntoreve dhe mbeshtetesve te tij si dhe
tju dergojme ne sot Kryetarit te LDK, z Isa Mustafa, udheheqjes dhe te gjithe anetarve e mbeshtetesve te LDK urimet tona me te perzemerta ne kete pervjetor dhe suksese gjithnje e me te medha.