image Sali Berisha flet për parregullsitë në zgjedhje pasi votoi: Policia nuk përgjigjet në telefon

Shqipëri

Sali Berisha flet për parregullsitë në zgjedhje pasi votoi: Policia nuk përgjigjet në telefon

news image

Ish kryeministri Sali Berisha pasi ka hedhur votën në qendrën e votimit në shkollën “Kosova” i shoqëruar nga familja, para mediave u shpreh se kjo është pranvera e ndryshimit.

“Së pari, një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, që të rrinë në shtëpi, të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin pjesë sot në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj.

Së dyti, ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë, të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim, e bën gabimin edhe më të madh. Ndaj dhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit! Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare.“, tha ai.

Sa i përket problematikave me pajisjet e identifikimin biometrik në disa qendra votimi, Berisha tha se në darkë do fajësojnë hakerat iranianë.

Ka disa problematika të cilat do duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël, mosfunksionim. Do të dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhyjnë. Kjo është e para. E dyta, ka disa qendra si për shembull në Durrës ku peshkaqeni famoz si Roni Shqopa dhe disa drejtorë dhe përgjegjës të njësive administrative, kanë preferuar ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë. Noviteti është se nëse i bini numrit të policisë, ai nuk ekziston. Ka marrë pushim sot policia”, shtoi Berisha.

/GazetaSinjali/