image Sali Berisha ditën para zgjedhjeve e nis me foto të Kim Kardashianit

Shqipëri

Sali Berisha ditën para zgjedhjeve e nis me foto të Kim Kardashianit

news image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ditën e heshjes zgjedhore, një ditë para zgjedhjeve në Shqipëri, ka vendosur ta nisë ndryshe.

Berisha ka publikuar një fotografi të yllit me famë botërore, Kim Kardashian, e cila shihet duke pozuar me dy gishtrinjtë lartë, pra simbolin e demokratëve.

Ish-kryeministri shqiptar në postin e tij në Facebook e ka quajtur Kardashianin “divë të botës”.

“Një mirëmëngjes special nga diva e botës Kim Kardashian!sb”, ka shkruar Berisha.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri përndryshe do të mbahen këtë të diel më 25 prill.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 16 subjekte politike, mes tyre dy të pavarur si dhe partitë PS, PD dhe LSI.

Këto dy të fundit kanë firmosur një koalicion paszgjedhor për bashkëqeverisje.

/GazetaSinjali/