image Sali Berisha bën deklaratën e bujshme: Barack Obama më ka përgjuar telefonin

Botë

Sali Berisha bën deklaratën e bujshme: Barack Obama më ka përgjuar telefonin

news image

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë sot, teksa ka thënë se ish-presidenti amerikan Barack Obama ka urdhëruar të përgjohet telefoni i tij.

Berisha tha në emisionin “Top Story” të Grida Dumës, se mes 125 emrave që kishte urdhëruar Obama që të përgjoheshin, ishte edhe emri i tij.

“Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama, kur doli lista, se cilët telefona kishte dhënë Barack Obama që të përgjoheshin, në 125 emra të listës ishte edhe emri im”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Berisha shprehu habinë, se përse duhej të përgjohej ai nga një shtet i plotfuqishëm si SHBA.

“Ajo më shërbeu si një nga garancitë e mija, se unë e dija që telefoni im ishte i përgjuar dhe i thashë më nxirr një fakt. Po përgjon kryeministrin e Shqipërisë presidenti i SHBA, për çfarë i duhet kryeministri i Shqipërisë? Ai ka gjithë botën, për çfarë i duhet…”, vijoi Berisha.

/GazetaSinjali/