image Sabri Fejzullahu merr pjesë në një mbrëmje muzikore në Shëngjin

Bota e Yjeve

Sabri Fejzullahu merr pjesë në një mbrëmje muzikore në Shëngjin

news image

Këngëtarët e estradës po vazhdojnë me tubime muzikore edhe pse pandemia po vështirësohet.

Artistë të ndryshëm po performojnë në dasma dhe mbrëmje muzikore të ndryshme.

Edhe këngëtari, Sabri Fejzullahu së bashku me 2ton me një postim në Instagram ka treguar se do jetë i pranishëm në Shëngjin të shtunën.

Kujtojmë që ditë më parë, këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka kërkuar që të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve, ndonëse sipas tij virusi nuk ekziston.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është lejuar. /Gazeta Sinjali/