Artisti i mirënjohur, i cili ka disa dekada në skenën shqiptare, Sabri Fejzullahu, po feston ditën e sotme ditëlindjen.
I lindur më 16 shtator, 1946 Sabriu sot shënon 76 vjetorin e lindjes, teksa në rrjete sociale mori urimet e veçanta, nga gruaja e djali i tij, Ermali, si dhe familjarët e tjerë.
Këngëtari, i cili shquhet për një sërë hitesh e karrierë të bujshme artistike, vazhdon akoma të jetë pranë fansave e publikut me projekte e koncerte.