image Sabitzer i shumë kërkuar, por vendos të mos largohet nga Bundesliga

Futboll

Sabitzer i shumë kërkuar, por vendos të mos largohet nga Bundesliga

news image

Marcel Sabitzer është i vendosur të largohet nga RB Leipzig, por duket se do të mbetet edhe më tej pjesë e futbollit gjerman.

Kapiteni i skuadrës gjermane është duke u kërkuar nga shumë skuadra të ndryshme, si Roma, Arsenal, Milan e Tottenham Hotspur.

Por së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe Bayern Munich, me trajnerin Julian Nagelsmann që dëshiron të bashkohet përsëri me mesfushorin.

Drejtuesit e dy klubeve janë në negociata për të gjetur një marrëveshje, pasi vet lojtari ka mirëpritur transferimin në Allianz Arena.

Sipas mediave gjermane, ky transferim pritet t’i kushtojë Bayernit rreth 20 milionë euro.

Largimi i austriakut nga Leipzig duket i sigurt, derisa ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i Bayernit. /GazetaSinjaliSporti/