image Sa i kushtoi Edi Ramës avioni privat për të udhëtuar në Serbi

Kosovë

Shpenzime/ Sa i kushtoi Edi Ramës avioni privat për të udhëtuar në Serbi

news image

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Beogradit, ku nënshkroi marrëveshjen e “Shengenit Ballkanik” me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Mirëpo në rrjetet sociale është shpërndarë një foto e Ramës duke zbritur nga një avion privat, me të cili ka shkuar në Serbi.

Aktivisti Genc Sejko, i njohur ndryshe si “njeriu i memeve”, nuk ka hezituar të kërkojë llogari, pasi nga një kërkim rezulton se shërbimi privat i kompanisë bullgare Aviostart kushton nga 1800 euro ora e më shumë.

“Aviostart është një linjë ajrore bullgare me bazë në Aeroportin e Sofjes. Aviostart ofron shërbime të pasagjerëve privatë dhe çmimet fillojnë nga 1800€ ora.

Presim që kryeministri të na tregojë se kush e pagoi faturën e fluturimit të tij në Beograd dhe se sa ishte shuma totale që u pagua. Natën e mirë!”, shkruan Sejko në Facebook.

Ndërkaq, pritet që Kryeministria të bëjë transparente shpenzimet e këtij udhëtimi