image Sa gjoba u shqiptuan sot? Drejtori Qalaj jep detaje

Kosovë

Sa gjoba u shqiptuan sot? Drejtori Qalaj jep detaje

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 521 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 59 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve që nuk e respektuan Ligjin antiCovid.

Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.

“Me datën 18.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 521 gjoba sipas Ligjit të ri antiCovid dhe janë dhënë 59 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë”, tha Qalaj për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/