image Sa gjatë jeton koronavirusi në trup dhe kur i prekuri mund t'i infektojë të tjerët?

Pandemia/ Sa gjatë jeton koronavirusi në trup dhe kur i prekuri mund t’i infektojë të tjerët?

news image

Një pacient i prekur nga koronavirusi mund t’i infektojë të tjerët deri në 5 javë pasi është sëmurë vetë.

Ky është përfundimi i një studimi të ri kinez, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas kërkuesve shkencorë në Kinë, njeriu mund të jetojë me virusin në rrugët e tij të frymëmarrjes deri në 37 ditë. Kjo kohë është më shumë se dyfishi i periudhës që rekomandohet për vetëkarantinim.

Për këtë studim, të publikuar te “The Lancet”, u vëzhguan 191 pacientë në dy spitale të Wuhanit, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit. /Gazeta Sinjali/