Një pacient i prekur nga koronavirusi mund t’i infektojë të tjerët deri në 5 javë pasi është sëmurë vetë.
Ky është përfundimi i një studimi të ri kinez, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas kërkuesve shkencorë në Kinë, njeriu mund të jetojë me virusin në rrugët e tij të frymëmarrjes deri në 37 ditë. Kjo kohë është më shumë se dyfishi i periudhës që rekomandohet për vetëkarantinim.
Për këtë studim, të publikuar te “The Lancet”, u vëzhguan 191 pacientë në dy spitale të Wuhanit, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit. /Gazeta Sinjali/