Një laborator në Universitetin “Atlantic” në Florida ka simuluar rrugëtimin e kollës së një njeriu, për të kuptuar më mirë se deri ku mund të shkojnë stërkalat që janë një prej mënyrave më të shpeshta të përhapjes së koronavirusit.
Studiuesit përdorën një manekin, duke mbushur gojën e tij me një përzierje uji dhe glicerine, ndërsa kollën e simuluan me një pompë, shkruan A2.
Thuajse menjëherë, stërkalat u përhapën në një distancë prej gati 1 metër, ndërsa për 5 sekonda, ato arritën 2 metra distancë. Në 10 sekonda, stërkalat kaluan distancën prej 3 metrash, 1 metër më shumë se distanca e sigurisë që është rekomanduar të mbahet mes njerëzve.
Edhe pas kësaj distance stërkalat vazhdojnë të qëndrojnë në ajër për rreth 30-40 sekonda të tjera, edhe pse dendësia e tyre bie. /Gazeta Sinjali/