image Sa afganë janë strehuar deri më tash në Kosovë, këto janë shifrat zyrtare

Siguri

Sa afganë janë strehuar deri më tash në Kosovë, këto janë shifrat zyrtare

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, mes tjerash, ka folur edhe për shtetasit afganë që janë strehuar në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se përkohësisht, deri më tani janë strehuar 1 mijë e 341 shtetas afganë në Kosovë.

Ai njoftoi se 1 mijë prej tyre tashmë e kanë lëshuar Kosovën.

Me kërkesë të ShBA-së, kemi strehuar përkohësisht 1,341 shtetas afganë ku mbi 1000 tyre tashmë lëshuar Kosovën”, ka thënë Kurti.

Gjatë këtij fjalimi Kurti ka folur para bashkëpartiakëve për mënyrën e qeverisjes.

Kryeministri foli edhe për krizën me energjinë elektrike në vend për çka tha se e kupton frustrimin e qytetarëve dhe se edhe ai vetë është i frustruar me mungesën e energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/