Nuk kishin shumë kohë që ishte martuar, por reperi nga Tetova, S4MM, po përflitet se tashmë është ndarë nga bashkëshortja e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata i kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta dhe e gjithashtu nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram, gjë që ka ngjallur dyshime te fansat e tij.
S4MM para se të martohej për një kohë të gjatë ka qenë në lidhje me ish-bashkëshorten e tij.
Sa i përket muzikës, reperi ka paralajmëruar këngën e tij më të re “Tradhtare”, e cila pritet të publikohet së shpejti, por nuk dihet nëse ka të bëjë me ndarjen nga ish-partnerja e tij. /Gazeta Sinjali/