image Ruzhdi Shehu prezanton Mega Projektin – Qendrën Turistike Gjeravica (Video)

Politikë

Ruzhdi Shehu prezanton Mega Projektin – Qendrën Turistike Gjeravica (Video)

news image

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një video adresimi ka treguar për projektet që do t’i realizojë në këtë komunë.

Resurset e pasura, potenciali i madh në bujqësi dhe turizëm, popullsia e re dhe e përkushtuar për punë, si dhe pozita e favorshme gjeografike janë përparësitë kryesore të Junikut. Prandaj është jetike që këto përparësi të shfrytëzohen për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarit”, ka thënë Shehu.

Ai ka thënë se prioritet kryesor në qeverisjen e tij do të jetë jeta dhe shëndeti i secilit.

“Fillimisht do të sigurojmë që shërbimet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të punojnë njëzet e katër (24) orë në ditë dhe shtatë (7) ditë në javë”, ka thënë Shehu.

Sipas tij, rëndësi të madhe do të jetë edhe realizimi i Master Planit me qëllim të studimit të fizibilitetit për ndërtimin e kompleksit turistik “Qendra Turistike Gjeravica”.

Me rëndësi shumë të madhe është realizimi i Master-Planit me qëllim të studimit të fizibilitetit për ndërtimin e kompleksit turistik në bjeshkët e Junikut “Qendra Turistike Gjeravica” që përfshinë infrastrukturën rrugore, teleferikun, stazat e skijimit, infrastrukturën përcjellëse si dhe objektet e shërbimeve të gastronomisë dhe hotelerisë. Njëkohësisht do të përfundohet projekti për ndërtimin e rrugës Junik-Bjeshkë që do t’i paraprinë projektit për ndërtimin e “Qendrës Turistike Gjeravica” në bjeshkët e Junikut”, ka thënë Shehu.

Më poshtë mund ta ndiqni adresimin e plotë:

/GazetaSinjali/