image Russia Today: Shpërthim i fuqishëm në Ukrainën lindore

Botë

Russia Today: Shpërthim i fuqishëm në Ukrainën lindore

news image

Një shpërthim i madh raportohet se ka ndodhur në Ukrainën lindore.

Sipas raportimeve nga Russia Today, dyshimet janë se ky shpërthim ka ardhur nga një makinë bombë.

Dyshimet janë se edhe një pjesë e një tubacioni gazi pranë Luhanskut, një nga qytetet kryesore në rajonin e shkëputur të Ukrainës, Republikën Popullore të Luhanskut, mori flakë.

Po ashtu edhe gazetari Roman Kosarev, i cili ishte në vendin e ngjarjes ka bërë të ditur se ka dëgjuar një shpërthim, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, janë publikuar edhe disa pamje nga vendi i ngjarjes, e ku shihet një makinë e shkatërruar dhe disa makina të tjera me dëme materiale.

Në anën tjetër, autoritetet e Ukrainës iu kanë bërë thirrje banorëve për qetësi.

/GazetaSinjali/