image “Rusia vijon të përdorë dronë të Iranit,” SHBA njofton paketën e radhës të ndihmës për Ukrainën

Botë

“Rusia vijon të përdorë dronë të Iranit,” SHBA njofton paketën e radhës të ndihmës për Ukrainën

news image

Shtetet e Bashkuara po njoftojnë një paketë tjetër ndihme për Ukrainën, ndërsa vendi mbrohet nga pushtuesi rus. Lajmin e bëri të ditur për gazetarët këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Paketa e re do të përfshijë kontribute të mëtejshme të mbrojtjes ajrore, të tilla si raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore HAWK si dhe për sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger.

“Sot, Shtetet e Bashkuara do të shpallin një paketë tjetër ndihme sigurie për Ukrainën, duke përfshirë kontribute të rëndësishme të mbrojtjes ajrore,” u tha Sullivan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo pajisje do të plotësojë kontributet e tjera të mbrojtjes ajrore të shpallura nga aleatët dhe partnerët tanë.”

“Kjo mbrojtje ajrore e shtuar do të jetë kritike për Ukrainën pasi Rusia vazhdon të përdorë raketa lundrimi dhe drone të prodhuar nga Irani për të sulmuar infrastrukturën kritike civile,” tha ai. /abcnews.al/

/GazetaSinjali/