image Rusia “sistematikisht” i detyron ukrainasit të pranojnë shtetësinë ruse

Botë

Rusia “sistematikisht” i detyron ukrainasit të pranojnë shtetësinë ruse

news image

Ukrainasit që jetojnë në territorin e pushtuar nga Rusia po detyrohen të marrin nënshtetësinë ruse ose të përballen me hakmarrje, duke përfshirë dëbimin ose ndalimin e mundshëm, thuhet në një raport të ri amerikan.

Studiuesit e Universitetit Yale zbuluan se banorët e rajoneve të Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia po shënjestroheshin nga një përpjekje sistematike për t’u hequr atyre identitetin ukrainas.

Ukrainasit që nuk kërkojnë nënshtetësinë ruse “u nënshtrohen kërcënimeve, frikësimit, kufizimeve të ndihmës humanitare dhe nevojave themelore, si dhe ndalimit ose deportimit të mundshëm, të gjitha të krijuara për t’i detyruar ata të bëhen shtetas rusë”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/