image Rusia shënon një tjetër humbje të madhe: Vritet komandanti i forcave elitare

Botë

Rusia shënon një tjetër humbje të madhe: Vritet komandanti i forcave elitare

news image

Një nga komandantët kryesorë të ushtrisë së Federatës ruse është vrarë në fushën e betejës në Ukrainë, teksa luftëtarët elitarë të Rusisë po përballen me një masakër në vijën e frontit.

Lajmi u konfirmua edhe nga TV shtetëror në Moskë, ndërsa The Sun raporton se komandanti i vrarë është Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma.

Më herët “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.

Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport.

Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.

/GazetaSinjali/