image Rusia rrëzon “Fantazmën e Kievit”

Botë

Rusia rrëzon “Fantazmën e Kievit”

news image

Stepan Tarabalka, një pilot luftarak i ushtrisë ukrainase, i njohur si “Fantazma e Kievit”, ka ndërruar jetë në 13 mars, në luftë kundër forcave ruse.

29-vjeçari, prind i një fëmije, mendohet se ka rrëzuar më shumë se 40 avionë gjatë shërbimit të tij në luftën e Ukrainës. Në fund të shkurtit, vetëm disa ditë pas fillimit të luftës, ushtria ukrainase publikoi një seri imazhesh të Stepanit në kabinën e një avioni Mig-29 dhe pretendoi se piloti kishte arritur të rrëzonte të paktën 10 avionë.

“Më 13 mars 2022, Stepan Tarabalka vdiq heroikisht gjatë një beteje ajrore me forcat e pushtuesve rusë. Komandantit Stepan Tarabalka iu dha titulli “Hero i Ukrainës” (pas vdekjes) për mbrojtjen e hapësirës ajrore, guximin dhe përkushtimin e tij”, postuan Forcat Ajrore ukrainase në Twitter, shkruan a2cnn.

Por, po në këtë rrjet social, ditën e sotme, Forcat Ajrore “përgënjeshtruan” lajmin: “Informacioni mbi vdekjen e “Fantazmës së Kievit” është i pasaktë. “Fantazma e Kievit” është gjallë, ai përfaqëson shpirtin e të gjithë pilotëve të Brigadës së Aviacionit, që po mbrojnë me sukses rajonin e Kievit”.

/GazetaSinjali/