image Moska reagon pas paralajmërimit të ShBA-së se Rusia do ta sulmojë Ukrainën

Botë

Moska reagon pas paralajmërimit të ShBA-së se Rusia do ta sulmojë Ukrainën

news image

Shteti rus ka reaguar pas vërshimit të lajmeve se në çdo kohë mund ta pushtojë Ukrainën. Moska ka akuzuar vendet dhe mediat perëndimore për “fushatë të pashembullt mediale”, transmeton Sinjali.

Ministria e Jashtme e Rusisë, nxori një deklaratë para se telefonatës që pritet të zhvillohet mes presidentit amerikan dhe atij rus.

Në fund të vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022, hapësira globale e informimit u përball me një fushatë të pashembullt mediale sa u përket madhësisë dhe sofistikimit, qëllimi i së cilës është që të bindet komuniteti botëror se Federata Ruse është duke përgatitur një pushtim të territorit të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e ministrisë ruse.

/GazetaSinjali/