image Rusia raporton numër rekord rastesh në një ditë, 2 mijë e 558 të infektuar brenda 24 orëve

Botë

Pandemia/ Rusia raporton numër rekord rastesh në një ditë, 2 mijë e 558 të infektuar brenda 24 orëve

news image

Rusia ka njoftuar të hënën një numër rekord të të infektuarve me koronavirus.

Vetëm të hënën, shteti rus tha se në rang kombëtar janë regjistruar 2 mijë e 558 raste me virus.

Pas këtyre rasteve, numri total i të infektuarve me koronavirus në shkallë shtetërore në Rusi ka shkuar në 18 mijë e 328 njerëz.

Deri tani, në Rusi kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës, 148 persona. Nga këta, 18 kanë vdekur nga Covid- 19 vetëm orët e fundit./ Gazeta Sinjali/