Ministria ruse e mbrojtjes thotë se dy zona industriale në qytetin e pushtuar të Luhanskut janë goditur me raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow të furnizuara nga Britania.
Të enjten, Britania e Madhe u bë vendi i parë që tha se kishte filluar të furnizonte Kievin me raketa lundrimi me rreze të gjatë, të cilat do ta lejojnë atë të godasë trupat ruse dhe deponitë e furnizimit shumë prapa vijës së frontit, ndërsa Ukraina përgatit një kundërofensivë të madhe.
Të shtunën, Rusia tha:
“Për sulmin u përdorën raketat ajër-ajër Storm Shadow të furnizuara regjimit të Kievit nga Britania.”
Sekretari britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, tha se raketat mund të përdoren brenda territorit ukrainas, duke nënkuptuar se ai kishte marrë garanci nga Kievi se ato nuk do të përdoreshin për të sulmuar objektivat brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht të Rusisë.
Ministria ruse tha se raketat kishin goditur një fabrikë që prodhonte polimere dhe një fabrikë të përpunimit të mishit.