image Rusia: Putin dhe Scholz biseduan për përpjekjet “diplomatike” për Ukrainën

Botë

Rusia: Putin dhe Scholz biseduan për përpjekjet “diplomatike” për Ukrainën

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, të mërkurën kanë biseduar për rrugët diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe për zbatimin e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve, tha Kremlini.

“Në kontekstin e situatës rreth operacionit të posaçëm ushtarak për ta mbrojtur Donbasin, janë diskutuar një sërë përpjekjesh politike dhe diplomatike, veçanërisht për rundin e tretë të bisedimeve midis delegacionit rus dhe përfaqësuesve të autoriteteve të Kievit”, tha Kremlini përmes një deklarate.

Kremlini po ashtu tha se dy liderët kanë biseduar për “aspektet humanitare të situatës” në Ukrainë dhe për rajonet separatiste, përkatësisht për Luhanskun dhe Donjeckun, që njihen me termin Donbas.

Kremlini tha se Putin e ka njoftuar kancelarin Scholz për hapat që po merren për evakuimin e civilëve.

/GazetaSinjali/