image Rusia pretendon se ka gjetur prova të pastrimit të armëve biologjike në Ukrainë
[wp-story id="814678"]

Botë

Rusia pretendon se ka gjetur prova të pastrimit të armëve biologjike në Ukrainë

news image

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka pohuar se forcat e Moskës kanë gjetur prova të një përpjekjeje për të pastruar provat e armëve biologjike në Ukrainë.

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbledhur me kërkesë të Rusisë, Nebenzya pohoi se forcat ruse kishin gjetur prova të një rrjeti prej “të paktën 30” laboratorësh të kërkimit biologjik që synonin forcimin e disa “sëmundjeve vdekjeprurëse”.

Ai tha se “eksperimente biologjike shumë të rrezikshme” ishin kryer në vendet në koordinim me ShBA, shkruan BBC.

Nebenzya nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij dhe shefi i çarmatimit të OKB-së, Izumi Nakamitsu, ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë.

Ndërkohë, ShBA-ja i ka quajtur pretendime të tilla nga Rusia “qesharake” dhe paralajmëron se Rusia mund t’i përdorë ato për të justifikuar përdorimin e saj të mundshëm të armëve të ngjashme kundër Ukrainës.

/GazetaSinjali/